“Derbi i Italisë” nis me Zhegrovën titullar

0%

Një nga ndeshjet më të ndezura të futbollit italian, ajo mes Juventusit dhe Interit, është zhvendosur sot në Australi, për një miqësore si pjesë të turneut veror që po zhvillojnë të dy skuadrat. Juventusi vjen në këtë sfidë pas një suksesi të rëndësishëm përballë Çelsit pak ditë më parë, ndërsa Interi pas një barazimi ndaj Milanit, ku gjithsesi dukej se ishte më në formë se kushërinjtë.

Ajo që bie në sy në takimin e sotëm është se trajneri Spaleti i ka dhuruar një fanellë titullari Zhegrovës, i cili shënoi golin e fitores ndaj Çelsit. FORMACIONET ZYRTARE JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelli, Kambiaso; Lokateli, Duglas Luiz; MekKeni, Jilldiz, Zhegrova; Dejvid.

Trajner: Luçiano Spaleti INTER (3-5-2): Provedel; Pavard, Bovio, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Espozito, Boni Trajner: Kristian Kivu

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot