BEOGRAD, – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbajtën sot, (të shtunën) një konferencë të përbashkët për mediat në Pallatin “Srbija”, pas takimit të tyre të parë zyrtar bilateral dhe nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi.
Zelensky, që mbërriti në Beograd të premten për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi, që nga fillimi i mandatit, u prit me ceremoni zyrtare.
Pas bisedës një-për-një dhe takimit të delegacioneve, dy presidentët nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit mes Ministrisë së Bujqësisë së Serbisë dhe Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Sigurinë e Ushqimit, që mbulon bashkëpunimin në shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore. Në fjalimin e tij, Vuçiç deklaroi se Serbia, do të vazhdojë “politikën parimore” ndaj Ukrainës “pa asnjë ‘por’”.
Ai theksoi se Beogradi mbështet Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare, “që do të thotë edhe integritetin territorial të Ukrainës”. Andaj “J jemi mirënjohës Ukrainës që mbështet integritetin territorial të Serbisë,” tha Vuçiç.
Ai njoftoi se Serbia, ka caktuar tashmë një paketë të re ndihme humanitare, kryesisht ilaçe dhe pajisje për sektorin e energjisë, për t’u përballur me dimrin e ardhshëm. Zelensky falënderoi për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen ndaj popullit ukrainas, pavarësisë dhe integritetit territorial.
Ai vlerësoi veçanërisht paketën e re të ndihmës në fushën e shëndetësisë dhe energjisë, duke e cilësuar si “të jashtëzakonshme rëndësie”. Presidenti ukrainas theksoi se të dyja vendet po punojnë për të përgatitur deri në fund të vitit një marrëveshje për zonë të tregtisë së lirë dhe përforcim të bashkëpunimit në infrastrukturë, energji dhe rindërtim.
Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve arriti rreth 450 milionë dollarë vitin e kaluar dhe 321 milionë dollarë vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Nuk u diskutua bashkëpunim ushtarak.
Takimi, i zhvilluar ndërsa Serbia vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Rusinë dhe të refuzojë sanksionet, shënon një hap të ri pragmatist në marrëdhëniet dypalëshe, me fokus në ekonominë dhe mbështetjen reciproke për integritetin territorial.
Ukraina nuk e njeh Kosovën, por mbështet integritetin e Serbisë Në konferencën e përbashkët në Beograd më , presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç theksuan mbështetjen e ndërsjellë për integritetin territorial. Ukraina, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008, nuk e ka njohur kurrë shtetin e Kosovës.
Ajo e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë dhe mbështet qartë sovranitetin e saj mbi të gjithë territorin, në përputhje me Kartën e OKB-së. Kjo pozitë përputhet me Kushtetutën e Serbisë, e cila e trajton Kosovën dhe Metohinë si pjesë të pandashme të territorit serb.
Vuçiç e shprehu publikisht mirënjohjen: “Jemi mirënjohës ndaj Ukrainës që mbështet integritetin territorial të Serbisë.” Zelensky, nga ana e tij, falënderoi për respektimin e pavarësisë dhe integritetit të Ukrainës.
Ky qëndrim i dyfishtë mbështetje reciproke pa njohjen e Kosovës mbetet një nga elementët kryesorë të dialogut Beograd-Kiev, edhe në kohën kur Serbia vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Rusinë.
