“Ti je një perëndeshë” – Donna Dafi paralajmëron klipin e ri me

0%

Këngëtarja Donna Dafi po përgatitet për publikimin e videoklipit të saj të radhës. Artistja ka ndarë në profilin e saj personal në Instagram pamjet e para nga projekti i ri, duke zbuluar njëkohësisht edhe datën e publikimit – 21 gusht. “Vajzë, kjo është për ty.

Mos harro kurrë: TI JE NJË PERËNDESHË!”, ka shkruar Donna krahas videos, duke paralajmëruar një projekt që përcjell një mesazh të fuqishëm për vajzat dhe gratë. Në pamjet e para, Donna Dafi shfaqet elegante dhe tejet tërheqëse, në një atmosferë verore pranë detit.

Me një paraqitje plot shkëlqim dhe feminilitet, artistja sjell një estetikë sensuale dhe verore, ndërsa sekuencat e para të videoklipit kanë shtuar kureshtjen për atë që ajo po përgatit për publikun. Projekti i ri vjen pas “Trouble”, këngës së publikuar më 19 qershor, me të cilën Donna Dafi mori vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë mbetet të presim 21 gushtin për të zbuluar surprizën e radhës nga këngëtarja Donna Dafi.

Burimi: Telegrafi