Të shtëna në një shkollë në Tajlandë – të paktën gjashtë të vrarë,

0%

Në një shkollë të mesme pranë Bangkokut, Tajlanda sot shpërtheu një sulm me armë zjarri, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona, ndërsa 15 të tjerë u plagosën, njoftoi policia. Për të shtënat në shkollën “Debsirin Nonthaburi”, në provincën Nonthaburi, në veriperëndim të kryeqytetit, dyshohet një nxënës 14-vjeçar i kësaj shkolle.

Shërbimet emergjente u dërguan menjëherë në vendngjarje, ndërsa nxënësit dhe mësuesit u evakuuan duke u larguar nga shkolla. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i afrohen zonës së shkollës, raportoi BBC. Policia dhe mediat lokale besojnë se autori i sulmit ka vdekur, por ende nuk është e qartë nëse ai vrau veten apo u qëllua nga policia.

Shkolla Debsirin është një nga institucionet më prestigjioze arsimore në Tajlandë. Ajo u themelua në fund të shekullit XIX dhe sot ka degë në mbarë vendin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi