Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

0%

Shpërndaje në: Sot është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Nga ky institucion nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e nisur të enjten për konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Ajo e nisur një ditë më parë, u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka kërkuar kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit. Kërkesa e Kurtit u përcoll me reagime të ligjvënësve të Partisë Demokratike.

Pavarësisht reagimeve, kryesuesi Avni Dehari, i cili është deputet i Vetëvendosjes, i ndërpreu punimet e seancës. Edhe Arbëri 12 o. më parë Kuvendi në terr E para ndërprerjes së saj, u arrit të përfundohen dy pikat e para të rendit të ditës: ajo për formimin e komisionit për verifikimin e mandateve të deputeteve dhe betimi i tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me t’u konstatuar se gjithçka është në rregull me ligjvënësit e zgjedhur, ata dhanë betimin. Këtë e bënë edhe deputetët e Listës Serbe, subjekt që mbështetet nga Beogradi zyrtar.

Burimi: Koha