Sot varroset Naim Kastrati, 62-vjeçari që vdiq papritur në Karaçevë

0%

Gazeta Sinjali raportoi dje se 62-vjeçari Naim Kastrati humbi jetën paraditen e së enjtes, derisa po qëndronte në një restorant në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës. Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ndodhi rreth orës , në restorantin “Te Pishat”, ku Kastratit iu përkeqësua papritur gjendja shëndetësore derisa po pinte kafe.

Në vendin e ngjarjes doli ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Rogoqicë, ndërsa mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti u cilësua si vdekje natyrale. Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Naim Kastratit do të bëhet sot, më , në orën , në varrezat e fshatit Karaçevë e Epërme.

“Me pikëllim të madh i japim lamtumirën e fundit njeriut tonë të shtrenjtë, i cili do të mbetet përgjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona”, thuhet në njoftimin e familjes Kastrati. Naim Kastrati është përshkruar nga bashkëvendësit si shok, mik dhe arsimtar i dashur. Ishte duke pirë kafe, vdes papritur 62 vjeçari në një restorant në Kamenicë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com