Arrestimi i të dyshuarit për krime lufte, policia publikon pamjet

0%

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte me inicialet J.R. Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka ndarë pamjet e arrestimit të të dyshuarit të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 gusht i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji.

Ja pamjet: Gjykata vlerësoi se ekziston rreziku që i pandehuri, nëse do të lihej në liri, të mund të ndikojë në prova dhe dëshmitarë, duke penguar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

Burimi: Bota Sot