Moti në Shqipëri me diell, temperaturat mbeten të larta

0%

Ditën e premte Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen përgjatë relievit malor në veri dhe lindje. Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në det valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe pushime në bregdet.

Burimi: Bota Sot