Hapet panairi në Lipjan, tradita dhe prodhimet lokale prezantohen

0%

Në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan është hapur Panairi i Produkteve Ushqimore dhe Artizanale, i organizuar nga Komuna e Lipjanit, i cili për herë të dytë këtë vit sjell para qytetarëve dhe vizitorëve produkte vendore dhe punime artizanale.

Sipas njoftimit panairi do të jetë i hapur më 7 dhe 8 gusht, ka për qëllim promovimin e prodhuesve dhe artizanëve lokalë, si dhe prezantimin e vlerave të trashëgimisë kulturore përmes produkteve dhe punimeve tradicionale.

Organizimi i këtij aktiviteti gjatë muajit gusht lidhet edhe me ardhjen e shumë bashkatdhetarëve në vendlindje, duke u krijuar atyre mundësi që të njihen më afër me prodhimet dhe krijimtarinë vendore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përmes këtij panairi, Komuna e Lipjanit synon të mbështesë veçanërisht grupin e grave ndërmarrëse, duke u ofruar hapësirë për prezantimin e produkteve të tyre dhe duke kontribuar në fuqizimin e rolit të tyre në zhvillimin ekonomik lokal.

Panairi pritet të jetë një pikëtakim për qytetarët, vizitorët dhe prodhuesit vendorë, duke promovuar traditën, kreativitetin dhe produktet e punuara në vend.

Burimi: Telegrafi