Grabitet 35 vjeçari pas tërheqjes së parave nga bankomati në Qendër

0%

Policia e Shkupit po ndërmerr masa për zbardhjen e një grabitjeje që ka ndodhur në komunën Qendër të Shkupit, gjatë së cilës një person ka mbetur pa paratë që sapo i kishte tërhequr nga bankomati.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 6 gusht në orën , S.S. (35) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës kishte kërkuar ndihmë nga një burrë i panjohur për të tërhequr para nga bankomati. Pasi kishin arritur t’i nxjerrin paratë, i panjohuri, duke përdorur forcë, ia kishte marrë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga MPB informojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi