Yan Diomande është ylli më i ri i Real Madridit. Transferimi i tij prej 140 milionë eurove e bën atë blerjen më të shtrenjtë në histori të “Los Blancos”, ku i theu rekordin Jude Bellinghamit, që e mbante deri më tani.
Ndërsa sot talenti nga Bregu i Fildishtë, nuk humbi shumë kohë teksa mbajti sot edhe stërvitjet e tij të para në qendrën stërvitore të Realit, Valdebebas para prezantimit të tij. Diomande, kaloi vetëm një sezon në Bundesliga ku bëri 33 paraqitje dhe shënoi 12 gola për RB Leipzigun.
