Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Për shkak të mungesës së Kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Si pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë të deponuara në fund të 2022-s, si dhe njoftimin e gjyqtarëve për tërheqjen e dorëheqjeve.
Kryesuesi i KGJK-së Rrustem Thaqi ka thënë se katër nga anëtarët që kanë munguar e kanë arsyetuar mungesën përmes emailit, ndërsa anëtarja Ivana Milenkoviq, nuk ka dhënë arsye për mungesën. “Më kanë informuar se 4 prej tyre nuk do të marrin pjesë në takim … As një nga anëtarët nuk kanë paraqitur kërkesë për pushim. Nuk mund të lejohet sjella e tillë.
Si pasojë e mungesës së kourumit ky takim nuk mund të mbahet”, është shprehur Thaqi. Më shumë se një muaj më parë, ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu i ka shkruar KGJK-së, duke kërkuar që t’u jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri. Më pas prokurorët dhe gjyqtarët paraqitën kërkesën duke kërkuar që ta tërhiqnin dorëheqjen.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 24 kor 2026 Përplasje në KGJK për dorëheqjet e serbëve Këshilli Prokurorial i Kosovës ua refuzoi kërkesat e Haxhiu dekretoi dorëheqjet e tyre nga sistemi. Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.
Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash.
