Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk ka sjellë ndonjë marrëveshje, përfshirë edhe çështjen e presidentit.

Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku tha se qëndrimet mes palëve mbeten ende larg njëra-tjetrës dhe se nuk sheh hapësirë për një marrëveshje pa ndryshuar pozicionet e partive politike. “Në çështje të tjera, sa më shumë vonohemi, natyrisht që vonesa e bën marrëveshjen edhe më të vështirë.

Nuk kam lajme të reja, por mund të ju them që jemi shumë, shumë larg ndonjë marrëveshjeje aktuale dhe nuk pres që kjo të ndryshojë pa ndryshuar pozicionet e partive politike”, ka deklaruar Abdixhiku. Lajmi në përditim….

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi