Shkëndija pëson disfatë në udhëtim ndaj Hibernianit

0%

Shkëndija ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj ekipit skocez Hibernian në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pjesa e parë e takimit përkundër disa dueleve të forta që të dy palët i zhvilluan në mesfushë, në fund nuk prodhoi gola. Në pjesën e dytë skuadra shqiptare e gjeti veten në disavantazh në minutën e 76-të.

Vendasit kaluan në epërsi duke realizuar me anë të Owen Elding, që realizoi për rezultatin 1-1. Megjithatë i shpejtë ishte reagimi i Shkëndijës, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat me anë të Marko Gjorgjievski për 1-1. Teksa po zhvilloheshin minutat e fundit të takimit, skuadra vendase ia doli të përmbysë gjithçka duke realizuar për 2-1 me anë të Warren O’Hora.

Shkëndija tani do të kërkojë të rikthejë rezultatin në favorin e saj në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në Shkup./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi