Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e sotme në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës është pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në këtë lokacion. Menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin e zonës.
Aktualisht, në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat janë duke trajtuar informatën dhe kryer kontrollet e nevojshme. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë.
