Rexhepi: Kemi obligim ta votojmë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët,

0%

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi tha se sot deputetët kanë obligim të votojnë për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët. Rexhepi tha para seancës konstituive se “sot është ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, edhe për deputetët një rast solemn, i veçantë”.

“Ne kemi obligim si deputetë ta votojmë kryetarin e Parlamentin, nënkryetarët dhe ta hapim rrugën për formimin e qeverisë”, tha ajo. E pyetur nëse ajo do të jetë pjesë e kabintetit të ri qeveritar, Rexhepi tha: “Nuk e di ende. Sot ne votojmë për Parlamentin”. Ajo u pyet edhe nëse ka diskutuar për këtë me kryeministrin në detyrë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Vazhdimisht, çdoherë ne kemi takime”, tha Rexhepi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot