Ra pre e hajnave, i morën ari, argjend e afro 8 mijë euro, qytetari

0%

Qytetari Ilir Tasholli ka bërë të ditur se gjatë një ahengu familjar persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë grabitur stoli ari, argjendi, orë dore dhe para, me një vlerë që sipas tij nuk i kalon 8 mijë euro. Ai ka ironizuar autorët e vjedhjes, duke thënë se nuk kanë arritur të gjejnë “gjekpotin kryesor” dhe madje i ka ftuar të kthehen për ta marrë “preminë kryesore”.

Tasholli ka theksuar se familja e tij është mirë dhe se festa ka vazhduar pavarësisht incidentit. Postimi i plotë (pa ndërhyrje): Ftesë❗ Mbrëmë përderisa ishim në ahengun tonë familjar u thye shtëpia jonë duke grabitur ari, argjend, ora dore dhe para vlera e të cilave nuk kalon 8.000€. i bëj ftesë hajnit-ave i cili nuk është shumë i largët dhe i cili padyshim se më njeh mirë, kulla e Ilir Enver Mehmet Tashollit atë vlerë e konsideron rrëmojsa për dhëmb dhe shpreh vullnetin ta ftojë që të kthehet në vendin e ngjarjes dhe sigurisht se do marri bonusin apo preminë kryesore sepse nuk ka arrit me pa gjekpotin kryesor e as gjekpoti atë, i cili do e shpërblente me preminë kryesore duke e bërë të pasur përjetësisht!

Ne jemi mirë dhe jemi shëndosh, ahengu vazhdon në familjen tonë. Dasma e vitit 2026- Tasholli-Sopiani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot