Brenda 24 orëve të fundit, 343 shërbime mjekësore janë ofruar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas të dhënave janë realizuar: Reanimim – 88 pacientë; Trajtime në Emergjencën Kirurgjike – 46 pacientë; Trajtime në Emergjencën Internistike – 108 pacientë; Trajtime në Emergjencën Ortopedike – 72 pacientë; Shërbime në Sallën e Vogël – 29 pacientë; Nga rastet e trajtuara sipas natyrës së lëndimeve: Me armë zjarri 2; Me armë të ftohta 1; Persona të përfshirë në përleshje fizike – 4 raste; Persona të lënduar në aksidente trafiku: 47 raste; Intoksikime 1.
Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 36 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme. Ndërsa janë regjistruar 2 raste të vdekjeve .
