Probleme

0%

Një lajm i hidhur vjen nga Gjermania, ku një prej talenteve më premtues të futbollit evropian, Kennet Eichhorn, është detyruar të pezullojë përkohësisht karrierën për shkak të problemeve shëndetësore.

Mesfushori 17-vjeçar, i transferuar këtë verë te Bayer Leverkusen për rreth nëntë milionë euro nga Hertha Berlin, është diagnostikuar me një çrregullim metabolik, që do ta mbajë jashtë fushave të paktën gjatë pjesës së parë të sezonit. Sipas mediave gjermane, problemet nisën pas një infeksioni gastrointestinal, gjatë të cilit Eichhorn humbi pesë kilogramë në vetëm pesë ditë.

Pas ekzaminimeve të mëtejshme, ai u shtrua në një klinikë të specializuar dhe është ndaluar nga çdo aktivitet sportiv deri në një njoftim të ri. Bayer Leverkusen ka bërë të ditur se do t’i ofrojë mbështetje të plotë lojtarit dhe familjes së tij gjatë trajtimit, ndërsa klubi mbetet optimist për rikthimin e tij në fushë sapo gjendja shëndetësore të stabilizohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I cilësuar si “fëmija i mrekullueshëm” i futbollit gjerman, Eichhorn kishte zgjuar interesimin e gjigantëve si Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Liverpool, Arsenal dhe Manchester United, përpara se Leverkuseni të fitonte garën për firmën e tij.

Burimi: Bota Sot