Daku i shkruan ish-ekipit

0%

Pak orë më parë, Mirlind Daku u zyrtarizua si lojtari i ri i Spartakut të Moskës. Përmes një njoftimi, klubi rus e prezantoi sulmuesin shqiptar falë një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar se në gjirin e skuadrës i është bashkuar një prej sulmuesve më të mirë në qarkullim të elitës ruse.

Spartaku i Moskës e vesh me “ar” Mirlind Dakun, zbulohet shifra e majme që do përfitojë “pyka” kuqezi Pikërisht, ky i fundit ka zgjedhur të reagojë përmes një tjetër postimi në profilin e tij në Instagram, ku i shkruan ish-ekipit, Rubin Kazan, në shenjë falenderimi për kohën që kaloi, duke e cilësuar edhe faktorin që e bëri të ndihej si në shtëpi.

“Që nga dita e parë, më mirëpritët dhe më bëtë të ndihem si në shtëpi. Të vishja fanellën e Rubin Kazan dhe të luaja përballë jush ka qenë një nder, gjë për të cilën do të jem gjithmonë krenar. Ndaj shokëve të skuadrës, stafit, trajnerëve dhe në veçanti tifozëve; faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme, pasionin dhe që qëndruat në anën time në çdo moment.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Së bashku krijuam kujtime të bukura që nuk do t’i harroj kurrë. Tashmë është koha për një kapitull të ri, por Kazan do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time. I uroj suksese, lumturi dhe sa më shumë fitore në të ardhmen” , shkruan Daku.

Burimi: Bota Sot