Joschka Fischer, 78-vjeçar në një intervistë me gazetën gjermane

0%

Joschka Fischer, 78-vjeçar, ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë në një intervistë me gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” mbi zhvillimet dramatike në botë, shkruan gazetari, Enver Robelli. Mbi marrëdhëniet transatlantike “Fakti vendimtar është tërheqja e SHBA-së. Amerika ishte fuqia jonë mbrojtëse që nga viti 1945, por Donald Trump nuk është dikush te i cili mund të mbështetesh.

Këtë ai e tregon pothuajse çdo ditë. Kësaj i shtohet edhe rikthimi i kërcënimit rus në Ukrainë. Pyetja është: Kush na mbron ne në Gjermani dhe Evropë? Përgjigja është: Këtë duhet ta bëjmë vetë”. Mbi të ardhmen e NATO-s Marrëdhënia transatlantike është e dëmtuar rëndë nga pikëpamja e sigurisë.

Për ta thënë qartë: Nuk besoj se NATO, kështu siç është sot, do të ketë një të ardhme – fatkeqësisht, që të mos keqkuptohem. Mirëpo, braktisja e NATO-s evropiane do të ishte një gabim, dhe ne duhet patjetër t’ia lemë derën hapur edhe Kanadasë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Procedurat e konsoliduara të bashkëpunimit, planifikimi i përbashkët ushtarak: këto BE-ja nuk mund t’i zëvendësojë. (…) Na nevojitet ndërveprueshmëria, domethënë prodhim i përbashkët i armatimit, një planifikim i harmonizuar dhe përveç kësaj një kornizë institucionale.

Mbi rëndësinë e Ukrainës Qeveria Trump e ka bërë të qartë: Një anëtarësim i Ukrainës në NATO nuk vjen në shprehje, dhe për sa kohë që NATO ekziston ende në formën e saj të tanishme, evropianët bëjnë mirë që të mos e prekin aktivisht këtë temë. Sidoqoftë, më bëri optimist fakti që evropianët dolën njëzëri në mbrojtje kur Trump e tradhtoi Ukrainën dhe luftën e saj për pavarësi e liri.

Për sigurinë evropiane, Ukraina ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe – dhe prej kësaj do të rrjedhin hapat e mëtejshëm kur kjo luftë të ketë përfunduar një ditë. Përvoja ukrainase në luftën me dronë, përvoja e ushtrisë së saj në fushëbetejë – kjo ka një peshë të konsiderueshme. Ne duhet të gjejmë rrugë për ta lidhur ngushtë Ukrainën me Evropën.

Mbi Turqinë dhe Iranin “Për një kohë të gjatë kam qenë mbështetës i anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE. Sot nuk besoj më në këtë. Mirëpo, Evropa nuk mund t’ia lejojë vetes ta humbasë Turqinë. Ajo është e një rëndësie vendimtare për Evropën Juglindore, Mesdheun Lindor, si dhe për Lindjen e Afërt e të Mesme. Irani do ta ketë armën bërthamore në një moment.

Veçanërisht nën përshtypjen e kërcënimit që regjimi e percepton si ekzistencial, kjo është shumë e mundshme. Dhe cili do të jetë atëherë reagimi i Arabisë Saudite, i Emirateve, i Egjiptit apo i Turqisë? Me këtë, Evropa ka një problem masiv sigurie, të cilin në këtë moment po e injorojmë tërësisht”.

Mbi ekstremizmin e majtë „Përvoja ime është kjo: edhe ideja më e mirë do të dështojë patjetër, nëse futesh në rrugën e dhunës. (…) Kur je i ri, ke shumë gjëra në mendje, shumë ide. Dhe kështu duhet të jetë. Sepse kjo është pjesa inovative e biografisüe. Por përvoja të bën më të mençur“. Foto: Joschka Fischer gjatë një takimi me ministren e Jashtme amerikane Madeleine Albright.

Të dy kanë qenë ndër mbrojtësit më të zëshëm të intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe përkrahësit e çlirimit të Kosovës.

Burimi: Telegrafi