Emma Heming e njohu Bruce Willis derisa ishte e fejuar me dikë tjetër

0%

Emma Heming Willis ka rrëfyer se historia e saj me Bruce Willis nisi në mënyrë krejt të papritur. Ata u njohën në vitin 2005 në një palestër, në një kohë kur Emma ishte ende e fejuar me sipërmarrësin Brent Bolthouse. Ajo tha se nuk kishte qenë ndonjëherë adhuruese e madhe e filmave aksion dhe nuk kishte menduar shumë për Bruce para se ta takonte personalisht.

Bruce dhe Emma Sipas Emmës, ajo u mahnit menjëherë nga personaliteti i tij, duke e përshkruar si një njeri shumë karizmatik, me humor dhe gjithmonë të gatshëm të tregonte interes të sinqertë për njerëzit që kishte përballë. Pas takimit, ajo i tregoi nënës se kishte njohur aktorin dhe se ai ishte një njeri shumë i mirë.

Nëna e saj e kujtoi se ishte ende e fejuar, por Emma theksoi se në atë kohë mes tyre nuk kishte nisur asnjë lidhje romantike. Vetëm disa vite më vonë, pasi fejesa e saj kishte përfunduar, Emma dhe Bruce dolën në takimin e tyre të parë. Ajo kujton se ndihej shumë e qetë dhe e lumtur në shoqërinë e tij, duke e cilësuar atë si një person të ngrohtë, të sigurt dhe plot energji pozitive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas saj, ajo periudhë ishte një nga më të bukurat në jetën e tyre.Bruce Willis dhe Emma Heming nisën lidhjen e tyre në vitin 2008, ndërsa u martuan një vit më vonë, në vitin 2009. Çifti kanë dy vajza, Mabel dhe Evelyn. Aktori ka edhe tri vajza të tjera, Rumer, Scout dhe Tallulah nga martesa e tij e mëparshme me Demi Moore.

Burimi: Telegrafi