​16 vjet nga vdekja e Sabit Veselit

0%

Sot mbushen 16 vjet nga vdekja e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, Sabit Veseli. Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme nga mosha 17-vjeçare, ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe luftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët.

Shkalla e vendosmërisë së tij ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë. Angazhimi i madh i Sabitit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg.

Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar atë gjatë tërë viteve ’90 e deri në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sabit Veseli ka humbur jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës, më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot