Ekskluzive | Rrahje në qendër të Skenderajt – 27-vjeçarit i gjenden

0%

Një përleshje fizike në orët e para të mëngjesit në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj ka çuar në arrestimin e një 27-vjeçari, te i cili Policia ka gjetur edhe 15 pako me substancë të dyshuar narkotike. Sinjali mëson se i dyshuari është Mërgim Kameri rreth 27-vjeç, ndërsa viktima të rastit janë A. Salihi rreth 50 vjeç dhe A. Hoti rreth 42-vjeç.

Sipas burimeve, rreth orës , Policia është njoftuar për një përleshje mes disa personave në qendër të qytetit. Njësitë patrulluese kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar katër persona në Stacionin Policor në Skenderaj. Gjatë procedurave hetimore, Mërgim Kameri është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, dy persona në cilësinë e viktimave dhe një tjetër si dëshmitar.

Si pasojë e përleshjes, njëri nga të dëmtuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe fillimisht është trajtuar në QKMF Skenderaj, për t’u transferuar më pas në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Megjithatë, rasti mori një tjetër rrjedhë gjatë kontrollit të detajuar të të dyshuarit para se ai të dërgohej në Qendrën e Mbajtjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet bëjnë të ditur se Policia i ka gjetur 15 pako me substancë të dyshuar narkotike, pesha e së cilës ende nuk është përcaktuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Mërgim Kamerit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa përveç veprës penale “Lëndim i lehtë trupor ”, ndaj tij është shtuar edhe dyshimi për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com