Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

0%

Shpërndaje në: Eugen Cakollli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka theksuar se as sot e as nesër, nuk është dita e fundit kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit. Ai ka thënë se afati 60-ditor për këtë proces aktivizohet vetëm ditën pas konstituimit të Kuvendit.

Sipas tij, i vetmi afat që po shkon deri në fund është ai për konstituimin e Kuvendit, i cili siç ka thënë Cakolli, përfundon nesër, në orën .

“Edhe pse kërkesa për kohë shtesë dhe ndërprerja e seancës nuk përbën shkelje procedurale, të njëjtat nuk e pezullojnë dhe as nuk e zgjasin afatin kushtetues brenda të cilit Kuvendi duhet të konstituohet”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook. Ai ka deklaruar se pa u përmbyllur konstituimi, procedura për zgjedhjen e Presidentit nuk fillon fare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pas konstituimit, partitë do t’i kenë të plota 60 ditë për diskutime, marrëveshje dhe zgjedhjen e Presidentit. Prandaj, e pakuptimtë të kërkohet “kohë shtesë për Presidentin” duke e shtyrë pikërisht procesin që e aktivizon atë kohë”, ka shkruar Cakolli.

Burimi: Koha