Gazeta Sinjali raportoi më herët për një aksident në Fushë Kosovë, ku një tren goditi një veturë. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, rreth orës është pranuar informata për një aksident trafiku në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një tren dhe një automjet. “Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar.
Me rastin po merret Njësiti Rajonal i Trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Sinjalin. Policia është duke i hetuar rrethanat e aksidentit. Treni godet një veturë në Fushë Kosovë, s’dihet për të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
