Xhemajli transferohet në Malajzi, prezantohet te Selangor FC

0%

Tashmë është zyrtare: Arbenit Xhemajli transferohet në Malajzi, ku do të luajë për skuadrën Selangor FC. Zyrtarizimi i transferimit të mbrojtjësit është bërë në kanalet e klubit malajzian. Më herët Egnatia falënderoi Xhemajlin për kontributin e dhënë, duke theksuar se Egnatia do të mbetej gjithmonë shtëpia e tij.

“Ka njerëz që nuk lënë vetëm gjurmë në fushë, por edhe në zemrat e të gjithëve që janë pjesë e klubit. Sot i themi faleminderit Xhemajlit për çdo sakrificë, çdo betejë, çdo emocion dhe çdo moment të dhuruar me fanellën e Egnatias. Përkushtimi, profesionalizmi dhe karakteri yt kanë qenë një shembull për të gjithë.

Bashkë kemi përjetuar sfida, fitore, trofe dhe momente që do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë. Rrugët tona ndahen, por kontributi yt nuk do të harrohet kurrë. Të urojmë shëndet, suksese dhe arritje edhe më të mëdha në kapitullin e ri të karrierës. Faleminderit për gjithçka, Arbenit! Egnatia do të jetë gjithmonë shtëpia jote”, shkruhet në postimin e klubit rrogozhinas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot