“Duhet të rezistojmë”- Protestuesja akuza qeverisë: I përdor personat

0%

Një qytetare protestuese tha sot nga sheshi i revoltës qytetare në ditën e 67-të se protestojnë për të drejtat e tyre, kundër korrupsionit dhe abuzimeve të qeverisë, si dhe shkeljes së të drejtave të tyre. E solidarizuar për të drejtat e minatorëve, teksa ishte veshur si e tillë në mënyrë simbolike, qytetarja tha se shteti edhe personat me aftësi të kufizuara i keqpërdor për vota.

Ajo deklaroi se protestuesit kanë shumë shqetësime, duke përmendur korrupsionin, keqmenaxhimin dhe mungesën e mbështetjes për shtresat në nevojë. “Gjëja e parë që duhet të bëjmë është rezistenca. Duhet të kërkojmë edhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ata përdoren vetëm si numër votash. Arsyeja pse protestojmë është korrupsioni, keqqeverisja. Janë shumë faktorë.

Po shkojmë drejt një gjendjeje jetike për qytetarët”, u shpreh qytetarja. Sipas protestueses, një nga shqetësimet kryesore është mënyra se si trajtohen grupet vulnerabël, të cilat, sipas saj, nuk marrin mbështetjen e duhur nga institucionet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Protesta në Sheshin “Skënderbej” vijon prej më shumë se dy muajsh, ndërsa qytetarët kërkojnë zgjidhje për problematikat që ata i konsiderojnë shqetësime të rëndësishme sociale dhe ekonomike.

Burimi: Bota Sot