Rritet numri i inspektorëve nga 24 në 39 në Inspektoratin Qendror të

0%

Shpërndaje në: Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) është forcuar me 15 inspektorë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të inspektorëve nga 24 në 39.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka mirëpritur zyrtarisht inspektorët komunalë të transferuar në kuadër të IQMT-së, në përputhje me Ligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Ajo ka thënë se ky hap forcon kapacitetet e institucionit dhe avancimin e reformës së mbikëqyrjes së tregut në Kosovë.

Sipas Kusari-Lilës, me transferimin e 15 inspektorëve nga niveli lokal, IQMT-ja tashmë numëron 39 inspektorë, ndërsa objektivi është që deri në fund të vitit 2026 ky numër të rritet në 100. “Me fazën e dytë të zbatimit të ligjit synojmë ta rrisim numrin e inspektorëve në 100, duke dyfishuar kapacitetet tona mbikëqyrëse në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ministrja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo theksoi se zgjerimi i kapaciteteve do të ndikojë në mbrojtjen më të madhe të të drejtave të konsumatorëve, garantimin e sigurisë së produkteve, rritjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe krijimin e një tregu më të drejtë, më të besueshëm dhe më të sigurt për qytetarët e Kosovës.

Burimi: Koha