Një pjesë e shkëputur e një rakete të SpaceX, e cila po lëviz në orbitë me një shpejtësi prej rreth 2.43 kilometrash në sekondë (afërsisht 5,400 milje në orë), pritet të përplaset me Hënën. Bëhet fjalë për pjesën e sipërme të një rakete Falcon 9, me përmasa afërsisht sa një ndërtesë pesëkatëshe dhe me peshë të paktën 4 mijë kilogramë.
Sipas agjencisë amerikane të hapësirës NASA, përplasja parashikohet të ndodhë rreth orës sipas kohës britanike (BST). Ekspertët thonë se ngjarja nuk do të jetë e dukshme nga Toka me sy të lirë, por personat me qasje në teleskopë të avancuar mund të jenë në gjendje të shohin një shkëndijë drite që do të përhapet nga sipërfaqja e Hënës, raporton BBC – transmeton Sinjali .
Zëdhënësi i NASA-s, Jimi Russel, ka deklaruar se agjencia do të vazhdojë të vëzhgojë vendin e përplasjes për qëllime shkencore, duke theksuar se “nuk ka asnjë rrezik për Tokën”. Shkencëtarët e NASA-s planifikojnë të mbledhin të dhëna nga kjo ngjarje dhe të përmirësojnë teknikat për gjurmimin e objekteve në hapësirë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
