“Që tre muaj është kështu” – Puseta e hapur në rrugë në Arbëri po

0%

Pusetat e hapura në rrugët e Prishtinës mbesin një problem i madh për sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, shkruan Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është evidentuar në rrugën “Stambolli”, në lagjen Arbëria, ku një pusete ka mbetur e hapur dhe pa asnjë mbulesë mbrojtëse, duke paraqitur rrezik për këmbësorët dhe automjetet që qarkullojnë në këtë zonë.

Sipas qytetarit i cili ka dërguar në redaksi pamje, kjo situatë ka vazhduar për rreth tre muaj, pa u ndërmarrë ndonjë veprim për rregullimin ose sigurimin e saj. Pamje: Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com