Privohet nga liria një person në Shkup, policia i gjeti 25 paketime

0%

Policia ka arrestuar një person në Shkup pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar drogë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 4/, pas informacioneve operative të marra më herët, zyrtarët policorë nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm pranë SPB Shkup kanë kryer kontroll ndaj J.B., S.V. dhe D.P., në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup.

Gjatë kontrollit, te D.P. janë gjetur dhe konfiskuar dy kavanoza me gjithsej 25 paketime me marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane. Personi është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor “Gjorçe Petrov”, ku me urdhër të prokurorit publik është mbajtur për procedurë të mëtejshme.

Burimi: Telegrafi