Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje po zhvillojnë takim në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka mësuar Kallxo.com nga burime që konfirmuan se takimi është duke u zhvilluar. Abdixhiku pas një takimi të grupit parlamentar të kësaj partie ka deklaruar se nuk ka takim të planifikuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Dje pata konferencë, nuk kam çka të shtoj. Nuk kemi takim sot”- deklaroi shkurtimisht Abdixhiku para mediave. Kurti e Abdixhiku u takuan edhe më por që takimi nuk doli i frytshëm.
Pas atij takimi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si të mbarë takimin e zhvilluar të martën, m[ , me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Abdixhiku tha se LDK-ja ka hyrë në këto bisedime me vullnet të mirë, duke respektuar rezultatin zgjedhor dhe me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja. “Ishte takim i mirë, i mbarë. I trajtuam çështjet e ndryshimeve programore, politike dhe të ardhmeve strategjike. Do të përpiqemi edhe ditëve në vazhdim të kemi diskutime më thelbësore”- deklaroi Abdixhiku.
Sipas tij, gjatë takimit janë trajtuar çështje programore, politike dhe strategjike për të ardhmen e vendit. Ai theksoi se për krijimin e institucioneve nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që garanton balancë demokratike dhe përfaqësim të LDK-së.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar se zgjedhjet e reja mund të bëhen të pashmangshme nëse nuk arrihet një marrëveshje politike dhe nuk ka hapa përpara në procesin e krijimit të institucioneve.
“Askush nuk i do zgjedhjet e reja, mirëpo nëse nuk do të kemi marrëveshje, nëse nuk do të kemi hapa përpara, përkundër mosdëshirës që të shkojmë në zgjedhje të reja, fatkeqësisht ato mund të shkaktohen”- ka deklaruar Kurti pas takimit me Abdixhikun që përfundoi pa marrëveshje.
Ai tha se për këtë situatë janë të vetëdijshme edhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojnë komunikimin dhe takimet për të gjetur një zgjidhje.
“Do të përpiqemi maksimalisht, do të vazhdojmë komunikimin dhe takimet, por ndërkohë që e bëjmë këtë, meqenëse janë afruar ditët, koha është shkurtuar dhe do të na duhet që edhe në rast të mungesës së një marrëveshjeje politike në ditën e nesërme, pasnesër të jemi në fillimin e seancës konstituive të legjislaturës së XI”- ka thënë ai.
Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 7 gusht, procesi kushtetues hyn në fazën e zgjedhjes së presidentit, për të cilin Kushtetuta parasheh një afat 60-ditor. Në rast se edhe presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon sërish në zgjedhje. Pamjet e eskortës së Abdixhikut te Kuvendi i Kosovës:
