Haradinaj: Posti i kryeministrit ose presidentit duhet t’i takojë

0%

Shpërndaje në: Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk i ka dhënë asnjë partie të drejtën për të qeverisur e vetme, duke theksuar se krijimi i institucioneve duhet të bazohet në bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës. Sipas Haradinajt, ose posti i kryeministrit ose i presidentit duhet t’i takojë opozitës.

“Për ta thjeshtuar edhe më shumë, nga dy postet e para, në këtë rast kryeministri që është posti kryesor sepse udhëheq qeverinë, ekzekutivin, dhe presidenti, njëri nga të dy postet në bazë të rezultatit zgjedhor i takon opozitës. Ai që ka fituar zgjedhjet, nëse ka logjikë demokratike, e lexon kështu rezultatin e zgjedhjeve.

Nëse ka logjikë regjimi e që në fakt kjo logjikë po ndodhë me Kurtin, ai nuk beson në ndarje të vendimmarrjes. Kurti po i kërkon të gjitha pozitat vendimmarrëse për vete. Po e poshtëron opozitën duke i ofruar vetëm pjesëmarrje në qeverisje”, ka deklaruar Haradinaj. Ai theksoi se opozita mund të kontribuojë në krijimin e institucioneve vetëm nëse është pjesë e vendimmarrjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Unë mendoj që opozita mundet me ndihmuar në krijimin e institucioneve, por kuptohet duhet të ketë bashkëvendimmarrje, jo vetëm marrje pjesë në ekzekutiv që nënkupton pra vetëm përfitime për pushtet”, ka deklaruar Haradinaj.

Edhe Arbëri 1 o. më parë Grabiti dhe kërcënoi me vdekje, kërkohet paraburgim për të dyshuarin në Gjakovë Haradinaj përsëriti se Aleanca nuk synon të hyjë në qeveri vetëm për poste. “Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisjes Kurti vetëm për përfitime të pushtetit. Opozita kishte mundur me e ndihmuar Kosovën duke u bërë pjesë e vendimmarrjes.

Aleanca nuk synon pra në asnjë variant vetëm përfitimet e pushtetit, por nëse kemi realisht me e ndihmuar Kosovën në krijimin e institucioneve në ndarjen e vendimeve ose në bashkëvendimmarrje, atëherë po”, deklaroi Haradinaj për Ekonomia Online. I pyetur për referencat ndaj kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, Haradinaj e vlerësoi punën e tij në krye të partisë dhe të Komunës së Gjakovës.

“Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ushtruar shumë funksione. Është kryetar shumë i suksesshëm i Komunës së Gjakovës edhe shihen zhvillimet në Gjakovë, po u tregua edhe kryetar i suksesshëm i partisë që udhëheq. Ka dëshmuar me rezultate, pra menjëherë kemi ngritje që është një situatë e re”, deklaroi Haradinaj.

Edhe Arbëri 1 o. më parë Kurti i interesuar për bashkëpunim me LDK-në, Abdixhiku për balancë institucionale Sipas Haradinajt, thelbi i çështjes mbetet mënyra se si interpretohet rezultati zgjedhor. “Bëhet fjalë: a pranon, a e lexon rezultatin udhëheqësi i regjimit si bashkëvendimmarrje apo jo?

Nëse nuk e pranon se rezultati është bashkëvendimmarrje, nuk ia ka dhënë qytetari i Kosovës votën për vendimmarrje si i vetëm, për të udhëhequr me të gjitha institucionet e vendit, për të pasur një kontroll absolut. Ia ka zbritur votën, është e vërtetë që përqindje ka, po ia ka zbritur qindra mijëra vota.

Nëse ai nuk e lexon kështu, i bie që është e kotë edhe mbajtja e takimeve”, ka thënë Haradinaj.

Burimi: Koha