Grabitje me kallashnikov në një argjendari në Tiranë, autorët i’a

0%

Një grabitje e armatosur ka tronditur zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku një argjendari ka qenë cak i dy personave të dyshuar të armatosur. Sipas informacioneve paraprake, dy autorët e dyshuar kanë hyrë në argjendari të pajisur me armë zjarri të tipit kallashnikov, ku kanë marrë sende me vlerë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se dy personat kanë përdorur një motor për t’u larguar dhe dyshohet se kanë marrë drejtimin e zonës së Institutit Bujqësor pas grabitjes. Ndërkohë Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com