Mohamed Salah u shfaq në videon e prezantimit të transferimit të tij zyrtar te Trabzonspori i Turqisë me një fanellë me numrin 61, por më vonë u zbulua se ai nuk do ta mbajë këtë numër te klubi i ri. Trabzonspori konfirmoi të mërkurën transferimin e Salahut si lojtar të lirë, pas largimit të tij nga Liverpooli.
Sulmuesi egjiptian u largua nga “Anfield” në fund të sezonit të kaluar, pas nëntë vitesh të mbushura me trofe individualë dhe kolektivë. Numri në fanellën e tij gjatë videos së prezantimit shkaktoi shumë pyetje, veçanërisht pasi kapiteni i Egjiptit kishte mbajtur numrin 11 gjatë gjithë periudhës së tij te Liverpooli.
Megjithatë, e vërteta doli shpejt në pah: numri 61 është një simbol historik për qytetin e Trabzonit, pasi përfaqëson kodin e provincës në sistemin turk të targave të automjeteve. Mo Salah i bën një kërkesë të pazakontë Trabzonsporit menjëherë pas transferimit Me kalimin e viteve, numri 61 është shndërruar në një nga simbolet më të mëdha të identitetit dhe krenarisë së qytetit.
Ai shfaqet në emrat e bizneseve, llogaritë në rrjetet sociale, ndërsa fanella e Trabzonsporit me këtë numër ka një rëndësi të veçantë për tifozët. Gazeta turke Sabah ka zbuluar se Salah do të mbajë fanellën me numrin 10, të njëjtin numër që e përdor edhe me Kombëtaren e Egjiptit. Raporti shton se fillimisht ishte përgatitur një fanellë speciale me numrin 11 për sulmuesin egjiptian.
Megjithatë, në momentin e fundit, 34-vjeçari kërkoi numrin 10, të cilin e mban me kombëtaren. Për ta realizuar këtë kërkesë, futbollisti shqiptar i Trabzonsporit, Ernest Muçi, hoqi dorë nga numri 10 dhe ia la atë yllit egjiptian./ Telegrafi
