Dy persona janë arrestuar në Dragash nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë. Sipas raportit shtesë të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 4 gusht, rreth orës , ndërsa të dyshuarit janë dy meshkuj kosovarë. Gjatë veprimeve policore, nga të dyshuarit janë sekuestruar mjete pune që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjes, si dhe një veturë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente. / Telegrafi
