Zyrtare: Nedim Bajrami largohet nga Rangers, transferohet te Al

0%

Nedim Bajrami i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Rangers, duke nisur një kapitull të ri në karrierë. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është transferuar te Al Taawoun në Arabinë Saudite, ndërsa marrëveshja mes palëve është përmbyllur zyrtarisht. Klubi nga Saudi Pro League ka konfirmuar afrimin e 27-vjeçarit në formë huazimi, me opsion për ta blerë përfundimisht.

Në rast se aktivizohet kjo klauzolë, Bajrami do të firmosë një kontratë trevjeçare, e cila do ta mbajë te Al Taawoun deri në vitin 2029. Nga ky transferim, Rangers pritet të arkëtojë rreth 3 milionë euro, ndërsa shqiptari bëhet një prej futbollistëve që i ka dhënë lamtumirën klubit skocez gjatë kësaj merkatoje.

Në prezantimin zyrtar, Al Taawoun, i njohur me nofkën “Ujqërit”, e mirëpriti Bajramin duke e cilësuar si “Magjistari”. Mesfushori iu bashkua Rangersit gjatë verës së vitit 2024, pasi u transferua nga Sassuolo, por periudha e tij në futbollin skocez nuk shkoi sipas pritshmërive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndonëse regjistroi disa paraqitje të mira, ai nuk arriti të shndërrohej në një nga lojtarët kyç të skuadrës, duke bërë që eksperienca e tij në Glasgow të konsiderohet një transferim që nuk dha rezultatet e dëshiruara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com