Sot vapë përvëluese, temperaturat deri në 37 gradë

0%

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 31 deri në 37 gradë. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

IHK njofton se masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të stinës së verës.

Burimi: Telegrafi