Ylli i Barcelonës e lë të hapur mundësinë e transferimit te PSG

0%

Ferran Torres ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth së ardhmes së tij, pasi nuk e përjashtoi mundësinë e një transferimi te Paris Saint-Germain gjatë një interviste të fundit. Sulmuesi spanjoll, i cili ka qenë vazhdimisht i lidhur me kampionët e Francës gjatë kësaj vere, u tregua i kujdesshëm në përgjigjen e tij, por la të kuptohet se në futboll asgjë nuk mund të konsiderohet e sigurt.

“Në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda një minute. Nuk i dihet kurrë”, deklaroi fillimisht Torres për CNN . Më pas ai shtoi: “Duhet të jem gati për gjithçka”, një përgjigje që është interpretuar si një sinjal se nuk e përjashton mundësinë e një aventure të re jashtë Barcelonës.

PSG vazhdon të monitorojë situatën e 26-vjeçarit, ndërsa drejtuesit e klubit francez e shohin atë si një përforcim të rëndësishëm për repartin sulmues. Torres ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2027, por negociatat për rinovimin e marrëveshjes ende nuk kanë filluar. Kjo për shkak se sulmuesi ndodhet ende në pushime pas angazhimit me Spanjën në Kupën e Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pritet që pas rikthimit të tij në Barcelonë të ketë kontakte mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit për të diskutuar të ardhmen, ndërsa interesimi i PSG-së mund ta bëjë situatën edhe më interesante gjatë javëve të mbetura të afatit kalimtar.

Burimi: Telegrafi