Ekskluzive | Policia u zë pritë në Shtime – 18-vjeçarit nga Zvicra i

0%

Një aksion i Policisë në kuadër të planit operativ “Vera 2026” ka rezultuar me zbulimin e një sasie marihuane dhe procedimin penal të një 18-vjeçari me shtetësi zvicerane. Sinjali mëson se i dyshuari është Anes Tahiri rreth 18-vjeç.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës në fshatin Gllavicë të Shtimes, ku hetuesit e narkotikëve, së bashku me një patrullë policore, po monitoronin zonat e identifikuara si problematike në kuadër të planit operativ “ Vera 2026 ”. Gjatë patrullimit, zyrtarët kanë vërejtur një veturë me targa zvicerane, pranë së cilës ndodheshin dy persona.

Pas legjitimimit të tyre, është konstatuar se shofer ishte Anes Tahiri rreth 18 vjeç, ndërsa pasagjer A. T. rreth 20-vjeç, të dy shtetas të Zvicrës. Gjatë kontrollit, Policia fillimisht ka gjetur letra për mbështjellje të cigareve (OCB), ndërsa më pas edhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas matjes në stacion policor, sasia e sekuestruar rezultoi të ishte 3.42 gram. Gjatë intervistimit, Anes Tahiri ka pranuar se marihuana ishte e tij dhe se e posedonte për konsum personal, ndërsa pasagjeri është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ndaj shoferit është iniciuar procedurë për veprën penale “ Posedim i substancës narkotike, psikotrope dhe analoge”. Pas përfundimit të procedurave policore, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com