Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të shkaktojë pritje në disa vendkalime, sipas të dhënave të fundit. Pritjet më të gjata janë regjistruar në Jarinjë , ku për dalje nga Kosova kolona arrin deri në 600 metra , ndërsa pritja është rreth 35-40 minuta .
Në Dheu i Bardhë , pritjet për hyrje janë rreth 45 minuta , me kolonë deri në 350 metra , ndërsa në dalje kolona arrin deri në 250 metra . Pritje ka edhe në Muçibabë , ku për hyrje udhëtarët presin rreth 40 minuta , me kolonë deri në 500 metra . Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra ose pa kolona të raportuara. Kamionët nuk kanë pritje të theksuara në asnjërën pikë kufitare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
