Ramadani bën thirrje që të largohet prania statike e KFOR-it në urën

0%

Shpërndaje në: Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, në një shkrim në Facebook ka bërë thirrje që NATO-ja të largojë praninë statike të KFOR-it nga ura mbi Ibër në Mitrovicë. Ai ka shkruar se tashmë kanë ndryshuar kushtet dhe prania e KFOR-it aty duhet të rishikohet.

“Ka ardhur momenti që prania statike e KFOR-it në urën kryesore të Mitrovicës të largohet. Jo si dobësim i sigurisë, por si hap përpara. Sepse, kushtet janë përmbushur”, ka shkruar ai. Ramadani ka thënë se përderisa ura ka qenë për shumë vite simbol i jostabilitetit, tani situata e sigurisë është ndryshe.

Ramadani ka përmendur gjashtë arsye, pse sipas tij, duhet të largohet prania e KFOR-it: Edhe Arbëri 25 nën 2025 Osmani u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimin nëpër Serbi Argumentet profesionale janë të qarta dhe thërrasin për largimin e pranisë statike të KFOR-it: 1. Situata e sigurisë duhet të vlerësohet sipas realitetit të sotëm, jo sipas frikës nga e kaluara. 2.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Institucionet vendore duhet të marrin përgjegjësinë, sepse kanë kapacitetet për ta garantuar sigurinë. 3. Një sistem modern sigurie mbështetet në patrullime, monitorim dhe reagim të shpejtë. Jo domosdoshmërisht në një prani të përhershme statike. 4. Një hapësirë publike në zemër të qytetit nuk duhet të mbetet përgjithmonë simbol i një situate të jashtëzakonshme. 5.

Misionet paqeruajtëse duhet të përdorin burimet aty ku nevoja operative është më e madhe. 6. Qëllimi final i çdo misioni të suksesshëm është që një ditë prania e tij të mos jetë më e domosdoshme. “Prandaj, ka ardhur momenti që prania statike e KFOR-it në urën kryesore të Mitrovicës të largohet. Jo si dobësim i sigurisë. Sepse, kushtet janë përmbushur.

Pra, si dëshmi se siguria është forcuar. Jo si tërheqje, por si hap përpara. Sepse një urë nuk duhet të ruhet përgjithmonë nga ushtarët. Një urë duhet të mbrohet nga besimi qytetar, ligji dhe normaliteti. Ky është momenti që ura e Mitrovicës të fillojë një kapitull të ri. Pa praninë statike të KFOR-i”, ka përfunduar Ramadani.

Edhe Arbëri 17 jan 2026 Shpërfillet gjykata, pensionistët detyrohen të dëshmojnë se janë gjallë Ushtarët e KFOR-it janë të stacionuar në këtë urë që nga koha e luftës. KFOR-i ka bërë thirrje në vazhdimësi se çdo vendim për hapjen për qarkullim me vetura të kësaj ure, duhet të merret brenda kornizës së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Ura është e hapur vetëm për këmbësorë, ndërsa më 2024 pati pasur reagime nga ndërkombëtarët, pasi Qeveria kishte paralajmëruar hapjen e saj për komunikacion. Vitin e kaluar u hapën dy ura të tjera mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut.

Burimi: Koha