Cesena është gati të “blindojë” sulmuesin shqiptar, Cristian Shpendi dhe kështu të shuajë të gjitha thashethemet për transferimin e tij. Negociatat për rinovimin – Siç raportohet nga Corriereromagna, në fakt, nuk ka akoma ndonjë ofertë zyrtare. Të paktën në 20 muajt e fundit, nuk ka mbërritur ajo ofertë që do të tundonte bardhezinjtë për të lejuar sulmuesin shqiptar të largohej.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit dhe menaxherët e lojtarit të lindur në vitin 2003, përkatësisht Fali Ramadani dhe Romualdo Corvino, po punojnë për të zgjatur kontratën përtej vitit 2028, datës aktuale të skadimit, me një përmirësim të pagës.
