Madison Beer shfaq unazën gjigante me diamant pas fejesës me yllin e

0%

Këngëtarja dhe modelja Madison Beer ka treguar për herë të parë unazën e saj të madhe të fejesës, vetëm pak ditë pasi ylli i NFL-së, Justin Herbert, i propozoi për martesë. 28-vjeçarja u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles, ku nuk mundi të mos tërhiqte vëmendjen me unazën e re me diamant.

E veshur thjesht me një bluzë të bardhë me kapuç, pantallona të shkurtra sportive dhe mokasina të zeza, Beer dukej e lumtur teksa shijonte statusin e saj të ri si e fejuar, shkruan DailyMail. Propozimi nga quarterback-u i ekipit Los Angeles Chargers ishte një moment i veçantë për çiftin, të cilët kanë qenë në një lidhje prej rreth një viti.

Herbert ka treguar se ishte më i emocionuar dhe më nervoz për propozimin sesa për disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij sportive. Lajmi i fejesës u bë publik javën e kaluar, kur çifti ndau foto romantike në rrjetet sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Që prej fillimit të lidhjes së tyre, Madison ka qenë shpesh pranë Herbert gjatë ndeshjeve të tij, ndërsa ai e ka mbështetur edhe në projektet e saj muzikore. Tashmë, çifti po shijon një nga momentet më të lumtura të marrëdhënies së tyre, ndërsa fansat kanë vërshuar me urime për fejesën.

Burimi: Telegrafi