Juventusi është i gatshëm të dëgjojë oferta për Edon Zhegrovën, por deri më tani nuk ka asnjë interes konkret për reprezentuesin e Kosovës. Sipas Tuttomercato, 27-vjeçari nuk konsiderohet pjesë kyçe e projektit të trajnerit Luciano Spalletti, ndërsa e ardhmja e tij në Torino mbetet e paqartë.
Zhegrova ndodhet me skuadrën në turneun parasezonal në Azi, por një largim para mbylljes së afatit kalimtar nuk përjashtohet. Sezonin e kaluar ai zhvilloi vetëm 525 minuta në të gjitha garat, pa shënuar gol apo asistim. Sulmuesi kosovar iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille për 15.5 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2030.
