Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në hapjen e edicionit të 16-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale EtnoFest, që po mbahet në fshatin Kukaj.
Në fjalën e saj, Haxhiu foli për rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së kujtesës, traditës dhe kulturës nga një brez te tjetri, duke iu referuar porosisë së At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”. Sipas saj, kjo porosi tregon se ajo që nuk përcillet te të tjerët rrezikon të humbasë.
Rama: EtnoFest nisi, tradita në Kukaj ruhet dhe jetohet “EtnoFest-i e vazhdoi këtë porosi në mënyrën e vet. Prej vitesh, në fshatin Kukaj janë hapur sërish shtëpitë dhe janë mbledhur njerëz në oborre, duke ua përcjellë të rinjve këngët, tregimet e zanatet që kanë kaluar prej një brezi te tjetri”, tha Haxhiu.
Ajo kujtoi edhe fillimet e festivalit, duke theksuar se Fadil Hysaj dhe Sheqerije Buqaj kishin transformuar një ahur të vjetër prej guri në teatër, ndërsa shfaqjet e para ishin mbajtur në oborrin e shtëpisë. “Kështu lindi EtnoFest-i, festival i përvitshëm ku njerëzit kthehen çdo verë”, u shpreh ajo.
EtnoFest rikthen në Kukaj – tetë ditë art, kulturë dhe trashëgimi Haxhiu tha se tema e sivjetme e festivalit, “Kujtesa”, është vazhdim i natyrshëm i misionit të EtnoFest-it, duke vlerësuar rolin e artistëve dhe banorëve të Kukajt në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Ajo falënderoi organizatorët, artistët dhe banorët e fshatit për kontributin e tyre ndër vite, ndërsa theksoi se mbështetja institucionale për festivalin do të vazhdojë dhe duhet të rritet, për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të tij.
Në fund, Haxhiu uroi që edicioni i 16-të i EtnoFest-it të ketë publikun që meriton dhe që festivali t’i rikthejë sërish njerëzit në Kukaj edhe verën e ardhshme.
