Hapen aplikimet për subvencionet bujqësore 2026 në Viti

0%

Komuna e Vitisë ka njoftuar se është hapur afati për aplikim në Programin e Pagesave Direkte (Subvencione) për vitin 2026. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, thirrja është shpallur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Përmes këtij programi do të mbështeten disa sektorë të blegtorisë dhe të lashtave, përfshirë pagesat direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë, viçat për majmëri, akuakulturën, zogjtë për majmëri (brojlerët), si dhe subvencionimin për sasinë e grurit të dorëzuar. Afati për aplikim ka filluar më dhe përfundon më , në ora .

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka ftuar të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar. Për informacione rreth kritereve, dokumentacionit dhe procedurave të aplikimit, fermerët mund të drejtohen në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi në Viti, si dhe të konsultojnë platformat zyrtare të MBPZHR-së dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi