E konfirmon Fabrizio Romano: Mo Salah do t’i bashkohet Trabzonsporit

0%

Mohamed Salah do të vazhdojë karrierën te Trabzonspori, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit egjiptian, lajm i konfirmuar edhe nga gazetari italian Fabrizio Romano. 34-vjeçari do t’i bashkohet Trabzonsporit si lojtar i lirë, pasi u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 2025/26. Ai ka arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare me klubin turk.

Trabzonspori kishte konfirmuar më herët se kishte nisur negociatat për transferimin e Salahut, ndërsa tani palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare. 🚨💣 BREAKING: Mo Salah to Trabzonspor, here we go! Club confirms agreement in place for the Egyptian striker.

Salah joins on two year deal as free agent after leaving Liverpool. pic.twitter.com/JhILAobRvE — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 4, 2026 Salah i jep fund një periudhe historike në Liverpool, ku kaloi nëntë sezone dhe u shndërrua në një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e klubit anglez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë aventurës së tij në Anfield, egjiptiani zhvilloi 442 ndeshje, shënoi 257 gola dhe ndihmoi Liverpoolin të fitojë dy tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe dy herë Kupën e Ligës. Transferimi i tij te Trabzonspori pritet të jetë një nga goditjet më të mëdha të merkatos verore në futbollin turk./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi