DMSH: Në Kavadar zjarri është ende aktiv

0%

Në Kavadar, zjarrfikësit kaluan gjithë natën duke shuar zjarrin pranë fshatit Raec, i cili është zvogëluar ndjeshëm, por është ende aktiv, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sot, disa ekipe janë të angazhuara në dy itinerare: Në itinerarin nga fshati Drenovë deri në Qesendre, NP “Komunalec” – Kavadar ndërhyn me një autocisternë, një kontejner dhe dy punonjës; Ministria e Brendshme me një xhip, një Pinzgauer dhe katër punonjës, NP – dega “Bor”

Kavadar me një kamion, një xhip dhe katër punonjës dhe zjarrfikësit në Kavadar me dy Pinzgauer, një “Lada Niva” dhe tetë zjarrfikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në zonën e fshatit Raec, NP “Komunalec” – Kavadar ndërhyn me një autocisternë uji, një kontejner dhe dy punonjës, zjarrëfikësit Kavadar me një makinë zjarrfikëse dhe 5 zjarrfikës, zjarrësfikësit Negotinë me një xhip dhe katër zjarrfikës, si dhe katër punonjës nga Ministria e Brendshme”, njoftojnë nga DMSH.

Burimi: Telegrafi